Punëtorëve të Trepçës iu del paga për muajin janar

Ekonomi

Punëtorëve të Trepçës iu del paga për muajin janar

Më: 2 mars 2021 Në ora: 12:33
Foto ilustrim

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit (MEA) njofton se janë ndarë mjetet për pagën e muajit janar për punëtorët e kombinatit Trepça.

Sipas MEA-së, punëtorët gjatë ditës pritet t’i marrin pagat e tyre.

“Procedurat e pagesës së mjeteve marrin pak kohë dhe sapo jemi njoftuar se tashmë janë kryer pagesat dhe punëtorët e Trepçës sot gjatë ditës pritet t’i marrin pagat e tyre. Qeveria e Kosovës në vazhdimësi ka ndihmuar Trepçën. Në nëntor të vitit të shkuar, Qeveria kishte ndarë 1.1 milion për këtë ndërmarrje”, thuhet në njoftim.

Ndarja e këtyre mjeteve financiare vjen pasi punëtorët e Trepçës kishin hyrë në grevë për shkak të vonesës së pagës së muajit janar.

Gjithashtu, disa herë punëtorët e kombinatit Trepça kanë pasur vonesa në marrjen e pagave.

Kombinati Trepça është shoqëri aksionare ku 80 për qind e aksioneve janë të Qeverisë së Kosovës, kurse 20 për qind janë aksione të punëtorëve të kësaj ndërmarrje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat