KESCO lanson uebfaqe bashkëkohore për konsumatorët

Ekonomi

KESCO lanson uebfaqe bashkëkohore për konsumatorët

Më: 2 prill 2021 Në ora: 10:51
KESCO

KESCO ka lansuar uebfaqen e re me dizajn tërësisht të ri dhe bashkëkohor, duke ofruar qasje më të shpejtë dhe lehtë për konsumatorët.

Kjo platformë sjell veçori dhe përmbajtje e cila ju shërben të gjithë konsumatorëve ekzistues si dhe atyre potencial. Dizajni i ri do të ofrojë eksperiencën më të mirë të shërbimit për konsumatorët.

 Informatat e shumta që janë vënë në dispozicion, mundësojnë që konsumatorët tanë të marrin përgjigje të shpejtë në pyetjet që iu interesojnë.

 Përmes ueb faqes së re, konsumatorët do të mund të realizojnë pagesat online për faturat e energjisë elektrike, të kalkulojnë shpenzimet e energjisë elektrike, të kuptojnë faturën përmes sqarimeve të thjeshtësuara, të parashtrojnë kërkesa të ndryshme dhe të informohen rreth shërbimeve tjera të vëna në dispozicion të tyre.

 Të gjitha informatat janë të kanalizuara asisoj që konsumatori të ketë sa më të lehtë qasjen në to. Një dritare e veçantë është dedikuar edhe për pyetjet e shpeshta, në mënyrë që konsumatorët ta kenë më të lehtë marrjen e përgjigjes.

Përmes këtyre ndryshimeve të krijuara, KESCO dëshmon gatishmërinë për të qenë sa më afër konsumatorëve, në hap me kohën dhe me zhvillimet teknologjike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat