​OAK realizoi WEBINAR me temë “Punësimi”

Ekonomi

​OAK realizoi WEBINAR me temë “Punësimi”

Më: 6 prill 2021 Në ora: 14:57
Foto ilustrim

Oda e Afazimit të Kosovës në bashkëpunim me Qendrën për Zhvillim të Karrierës dhe bizneset Besa Security, Elkos Group dhe Ginza ka organizuar WEBINAR me temë “Punësimi”.

Qëllimi kryesor i këtij WEBINAR-i ishte ndërlidhja e studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” me tregun e punës.

Përgjatë këtij takimi virtual sekretari i Bordit të OAK-së Diamant Elshani paraqiti punën e Odës së Afarizimit të Kosovës (OAK) para të pranishmëve, duke sqaruar gjithçka rreth prioriteteve, shërbimeve, memorandumeve të bashkëpunimeve, ligjeve që OAK aktualisht është duke shyqrtuar, takimeve të mbajtura, konferencave etj.

Secili nga bizeneset të cilat ishin të pranishëm në këtë webinar i’u dha fjala për të treguar rreth shërbimeve që ofrojnë dhe nevojave të cilat i kanë për zgjerim dhe punësim të stafit të ri.

Përderisa edhe interesimi nga studentët për të adresuar profilet e tyre dhe konsultuar mundësinë për vende pune nuk mungoi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat