​Rukiqi: E paralajmëruam Qeverisë për mbylljen e pjesshme derisa rajoni me masa të relaksuara

Ekonomi

​Rukiqi: E paralajmëruam Qeverisë për mbylljen e pjesshme derisa rajoni me masa të relaksuara

Më: 11 prill 2021 Në ora: 00:04
Berat Rukiqi

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se në takim me zyrtaret nga Qeveria, i kanë paralajmëruar për atë se çka mund të ndodh nëse në Kosovë ka mbyllje të pjesshme, ndërsa në rajon, sidomos në Shqipëri ka masa më të relaksuara.

Rukiqi ka shkruar në Facebook se Kosova është shumë e ndërlidhur me ekonomitë e rajonit.

“Shkupi është larg vetëm 1 orë nga Prishtina, Durrësi/Tirana jo më shumë se 3 orë.

Çdo vendim që merret për çfarëdo çështje, jo vetëm për COVID, duhet ta ketë parasysh këtë ndërlidhje. Kemi mësuar shume për 1 vit duke u ballafaquar me pandeminë, prandaj na duhen vendime racionale të cilat prodhojnë efekt në menaxhimin e pandemisë dhe nuk e dëmtojnë ekonominë”, ka shkruar ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat