​OAK mbanë takim me KIESA-në

Ekonomi

​OAK mbanë takim me KIESA-në

Më: 19 prill 2021 Në ora: 16:57
Foto nga takimi

Krijimi i ofertave për bizneset, plotësim/ ndryshimi i Ligjit për investime strategjike, pjesëmarrja në panaire botërore, mundësitë e bashkëpunimit reciprok, si dhe gjendja e zonave ekonomike në Kosovë ishin pikat kyçe të cilat u trajtuan në kuadër të takimit të përbashkët në mes përfaqësuesve të OAK-së me drejtorin e KIESA-së, Hajriz Koca.

Përgjatë këtij takimi sekretari i OAK-së, Diamant Elshani paraqiti punën e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) duke potencuar edhe ndikimin që kishte pandemia tek sektori privat. Elshani në mes të tjerash theksoi se duhet të punohet më tepër në lehtësimin e kushteve për bizneset të cilat dëshirojnë të investojnë në Kosovë përmes Ligjit për Investime Strategjike me qëllim që bizneset me potencial të investojnë në vendin tonë dhe jo të ikin në vendet fqinje si rezultat i infrastrukturës ligjore më të mirë.

Drejtori i përgjithshëm i KIESA-së, Hajriz Koca falënderoj OAK-në për takimin duke theksuar se bashkëpunimi në mes OAK dhe KIESA-së është shumë i rëndësishëm. Koca paraqiti aktivitetet e fundit, punën dhe veprimtarinë e zonave ekonomike në Kosovë, ku theksoi se janë në finalizim edhe të zonës ekonomike në Vushtrri, mirëpo, që kanë pasur ngecje në promovim.

Përderisa sa i përket Ligjit për Investime Strategjike Koca, ritheksoi se në kuadër të grupeve punuese do të mbështesin ndryshimin e këtij ligji por që sipas tij në këtë pikw është shumë e rëndësishme, marrja e opinioneve të odave.

E nga ana tjetër drejtori, Arbër Muhaxhiri, theksoi se investim strategjik duhet të konsiderohet vetëm ai investim i cili me të vërtetë është strategjik për vendin.

Në fund të takimit të dy palët shprehen gatishmërinë e tyre për bashkëpunim reciprok dhe të hapur, organizim të aktiviteteve si dhe pjesëmarrje në Panaire të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat