Guvernatori Mehmeti takoi shefin e Zyrës Ndërlidhëse sllovake

Ekonomi

Guvernatori Mehmeti takoi shefin e Zyrës Ndërlidhëse sllovake

Më: 26 prill 2021 Në ora: 12:08
Rastislav Kostilník dhe Fehmi Mehmeti

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka pritur në takim shefin e Zyrës Ndërlidhëse Sllovake në Prishtinë, Rastislav Kostilník.

Guvernatori Mehmeti informoi z. Kostilník me zhvillimet që kanë ndodhur në sektorin financiar dhe angazhimin e BQK-së për tejkalimin sa më të lehtë të situatës nga ndikimet e shkaktuara prej pandemisë.

Guvernatori gjithashtu, përmendi edhe masat që ka ndërmarrë BQK-ja për t’i ndihmuar qytetarët dhe bizneset, në tejkalimin më të lehtë të gjendjes së krijuar, si dhe veprimet për të mbajtur sektorin financiar stabil dhe likuid.

Guvernatori Mehmeti shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin me institucionet financiare në Sllovaki, me qëllim të nxitjes së sektorit financiar për të investuar në vendin tonë.

Nga ana tjetër, shefi i Zyrës Ndërlidhëse Sllovake në Prishtinë, Rastislav Kostilník, falënderoi Guvernatorin Mehmeti për pritjen dhe informacionet e ofruara, si dhe shprehu gatishmërinë e  bashkëpunimit për çështjet që kanë të bëjnë me sistemin financiar mes dy institucioneve edhe më tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat