Hotelieria kërkon 1 miliard euro ndihmë nga shteti

Ekonomi

Hotelieria kërkon 1 miliard euro ndihmë nga shteti

Më: 30 prill 2021 Në ora: 00:11
Foto ilustrim

Kërkohen 1 miliard euro mbështetje nga shteti për sektorin e hotelerisë dhe turizmit, për shkak të dëmeve që iu kanë shkaktuar masat anti-Covid.

Pandemia COVID-19 dhe masat për parandalimin e saj gjunjëzuan bizneset.

E kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva, thotë se nga kjo situatë, mbi 12 mijë biznese janë në krizë të madhe, pothuajse duke falimentuar.

Ky i fundit në takim me me Komisionin parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka thënë që bizneset duhet të ndihmohen.

Ai tutje ka treguar se nese nuk plotësohen kerkesat e tyre, do të ketë protesta. 

E deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë që brenda një viti Kosova ka humbur shumë. 

Andaj Lekaj ka thënë që të rigjenerohet ekonomia duhet t’i kushtohet rëndësi turizmit. 

E Skënder Krasniqi nga Oda e Afarizmit thotë që Parlamenti ka qenë jo aktiv dhe si pasojë janë shumë ligje kanë mbetur në rrugë. 

Vetëm 10 mijë euro është buxheti i ndarë për turizëm nga shteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat