BQK: Kosova e Mali i Zi pa polica sigurimi, me rëndësi të veçantë për ekonomitë e dy vendeve

Ekonomi

BQK: Kosova e Mali i Zi pa polica sigurimi, me rëndësi të veçantë për ekonomitë e dy vendeve

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 10:50
Foto ilustrim

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka mirëpritur lajmin për nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit mes Byrosë Kosovare të Sigurimit dhe Byrosë Nacionale të Siguruesve në Malin e Zi.

Me rastin e nënshkrimit të këtij Memorandumi të Mirëkuptimit, i cili është mbështetur nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, bëhet njohja reciproke e sigurimit për mbulimin e përgjegjësisë ndaj palëve të treta në territorin e Republikës së Kosovës dhe atë të Malit të Zi.

Përmes këtij Memorandumi, përpos lehtësimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve, mundësohet edhe rritja e qarkullimit të mallrave dhe shërbimeve.

Duke rritur potencialin për zhvillim ekonomik të të dyja
vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat