Miratohet pakoja për ringjallje ekonomike, Ministri Murati tregon sa e kap vlerën

Ekonomi

Miratohet pakoja për ringjallje ekonomike, Ministri Murati tregon sa e kap vlerën

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 16:29
Hekuran Murati

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka treguar se pako e Ringjalljes Ekonomike kap një vlerë prej 423 milionë euro.

“Shuma totale kap vlerën 423 milionë euro.  Kjo pako përbëhet nga pesë grupe të masave ku një prej tyre është mbështetja e punësimit me vlerë prej 50 milionë eurove. Përmes kësaj pako synohet rritja dhe zhvillimi ekonomik i vendit.

Sa i përket kritereve për ndarjen e këtyre masave do të bëjmë me vendime të veçanta”, është shprehur ai.

Kjo pikë është aprovuar në mbledhjen e Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat