ATK konfiskon pasuri të tatimpaguesve borxhlinj në emër të borxhit rreth 200 mijë euro

Ekonomi

ATK konfiskon pasuri të tatimpaguesve borxhlinj në emër të borxhit rreth 200 mijë euro

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 17:09
ATK

Administrata Tatimore e Kosovës ka vazhduar edhe sot me konfiskimin e pasurisë së tatimpaguesve të cilët kanë obligime të pashlyera.

Me këtë rast janë konfiskuar pasuri tek një pjesë e tatimpaguesve nga sektori i parkingjeve të automjeteve në Prishtinë, ku është konfiskuar pasuri në emër të borxheve në vlerë rreth 200 mijë euro.

Aktiviteti në fjalë është zhvilluar në asistimin e Policisë së Kosovës, ku i njëjti aktivitet sipas ATK-së do të vazhdojë edhe në sektorë të tjera gjatë ditëve në vijim.

ATK-ja thotë se në vazhdimësi do të ndërmarr veprime të ngjashme, për të gjithë tatimpaguesit, të cilët nuk i kryejnë obligimet tatimore, sipas Ligjit për Administratën Tatimore dhe Procedurat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat