​NPB-ja shpalos projektet vetanake

Ekonomi

​NPB-ja shpalos projektet vetanake

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 13:39
Hajdar Hoxhaj

Ndërmarrja Publike Banesore (NPB) në një konferencë për media ka shpalosur aktivitetet e saj dhe projektet për të ardhmen.

Në këtë konferencë u tha se kjo ndërmarrje po shënon suksese të veçanta, duke rritur pagat dhe numrin e punëtorëve, dhe se tash gjeneron një milion të hyra fitim.

Kryeshefi ekzekutiv Hajdar Hoxhaj vlerëson se në kohën kur është themeluar ndërmarrja si qëllim ka pasur ndërtimin e lokaleve nëpër lagjet e Prishtinës.

Hoxhaj: Në kohën e themelimit NPB fushëveprimin saj e ka pasur në ndërtimin e objekteve afariste banesore

"Në kohën e themelimit NPB fushëveprimin primar e ka pasur ndërtimin e objekteve afariste banesore në lagje të ndryshme të Prishtinës siç janë lagjja “Dardania” , “Bregu i Diellit”, qendra e kështu me radhë ku pas realizimit të projekteve një pjesë të ndërtimit rrjedhimisht përqindjen e ka pas të rregulluar me marrëveshje e ka dalë për veti që kryesisht janë lokale afariste, të cilat lokale i ka menaxhuar dhe vazhdon t’i menaxhojë duke i dhënë me qira. Këtë aktivitet ka tashmë 30 vjet ose thënë ndryshe tri dekada që ndërmarrja nuk e realizon pra rrjedhimisht çështjen e ndërtimit dhe e ka reduktuar veprimtarinë e vet vetëm në menaxhimin e lokaleve rrjedhimisht dhënies së lokaleve me qira,” thekson ai.

Hoxhaj vlerëson se që dy vite kanë filluar një projekt në lagjen “Lakërishte”, në ish- zyrat e kësaj ndërmarrjeje, ku NPB ka të hyra nga qiraja rreth 37 mijë euro, ndërsa me realizimin e këtij projekti këto të hyra priten të rriten në 3.9 milionë.

Hoxhaj: Tashmë kemi një marrëveshje aktuale

“Projekti që ndërron NPB është filluar në parcelat e ndërmarrjes rrjedhimisht në tokën e ndërmarrjes në ish-zyrat e ndërmarrjes në lagjen Lakërishte. Përmes bashkë investitorëve që janë përzgjedhur ku tashmë kemi një marrëveshje aktuale të nënshkruar mandej të noterizuar për këtë projekt. Në këto parcela do të ndërtohet një kompleks afaristo-banesor ku me finalizimin e këtij projekti ndërmarrja pas tri vjetësh do t’i rrisë të hyrat katërfish më shumë. Nga këto parcela që janë pjesë përbërëse e këtij projekti rrjedhimisht nga kjo tokë momentalisht ose deri më tani NPB nga qiraja ka bërë të hyra 37 mijë euro vjetore, kurse me realizimin e këtij projekti të hyrat që do të realizohen nga pjesëmarrja e ndërmarrjes në këtë objekt afarist-banesor do të jenë 3.9 milionë euro. Pra nga 37 mijë sa janë sot në 3.9 milionë euro bazuar në shifrat që janë vlerësuar nga vlerësues i pavarur i pronave të patundshme,” tha ai.

Ndërsa, anëtari i komisionit të aksionarëve Dren Kukaj tha se kur e kanë marrë ndërmarrjen në fillimet e tyre paga ka qenë 200 euro me 80 punëtorë, ndërsa tani janë 300 punëtorë dhe paga është 400 euro.

Kukaj: Kur e kemi marrë ne ndërmarrjen ka qenë 4 milionë humbje të akumuluara

"Kur e kemi marrë ne (ndërmarrjen) ka qenë me 4 milionë humbje të akumuluara e sot kjo ndërmarrje gjeneron 1 milion të hyra fitim. Ky është një transformim. Kur e kemi marrë ndërmarrjen ne, ka pasur 80 punëtorë ku paga minimale ka qenë 250 euro, sot kjo pagë është 400 euro dhe numri i të punësuarve është gati 300. Përveç kësaj unë ndihem i obliguar të them që sot 50 mijë qytetarë të Prishtinës jetojnë në hyrje të sigurta të rinovuar të ndërmarrjes publike banesore dhe në saje të shërbimeve të ndërhyrjes urgjente i kemi bërë mbi 7 mijë intervenime vetëm këtë vite në qytet në saje të këtij shërbimi”, tha Kukaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat