Peci: Viti 2020 përkrahja më e madhe për bujqit, s’do të ketë shpallje të reja pa pasur mjetet

Ekonomi

Peci: Viti 2020 përkrahja më e madhe për bujqit, s’do të ketë shpallje të reja pa pasur mjetet

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 11:05
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, tha se kanë trashëguar 40 milionë euro obligime për bujqit nga Qeveria e kaluar, të dedikuara për subvencione.

Peci në konferencë të përbashkët me kreun e Qeverisë, Albin Kurti shtoi se po ballafaqohen me mungesë të zyrtarëve për shkak të arrestimeve për keqpërdorime.

Zhvillimi dhe impelemtimi i politikave të favorshme bujqësore janë prioritet i imi si udhëheqës i këtij dikasteri të rëndësishëm për zhvillim ekonomik të vendit”.

Mirëpo për të arritur deri këtu ku jemi sot vetëm pas 8 muajve qeverisje, duhet që të adresoheshin rreth 40 milionë euro obligime të trashëguara nga Qeveria e kaluar në kategorinë subvencione”.

“Të përballeshim me raportin e kualifikuar të Auditorit për ministrinë dhe të ballafaqoheshim me mungesën e theksuar të zyrtarëve për shkak të arrestimeve të fundit”, u shpreh Peci.

Tutje, ai ka thënë se pa sigurimin e mjeteve për subvencione, nuk do të ketë shpallje të reja.

Mundësuam shpalljen e re për programin e pagesave direkte 2021, me vlerë 21 milionë euro, duke bërë këtë vit kalendarik, vitin me përkrahjen më të madhe financiare me vlerë mbi 50 milionë euro në kategorinë subvencioneve”, u shpreh Peci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat