Administrata Tatimore: Për 10 muaj realizuam mbi 500 milionë euro të hyra

Ekonomi

Administrata Tatimore: Për 10 muaj realizuam mbi 500 milionë euro të hyra

Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 11:58
Foto ilustrim

Administrata Tatimore e Kosovës njofton se ka mbledhur 512.5 milionë euro tatime për periudhën janar-tetor të vitit 2021.

Sipas ATK-së këto të hyra tejkalojnë projeksionet e planifikuara, duke shënuar rritje për 31.3 për qind.

“Janë 512.5 milionë euro tatime të mbledhura për periudhën janar-tetor 2021, të hyra këto të cilat tejkalojnë projeksionet e planifikuara për këtë periudhë kalendarike, duke shënuar rritje për 122.1 milionë euro apo 31.3 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Ndërsa, nëse i referohemi planit kemi rritje të inkasimit për 40.2 milionë euro apo 8.5 për qind. Sipas këtij trendi ATK pret që deri në fund të këtij viti të tejkaloj totalin e projeksionin për 2021”, thuhet në njoftim.

Image

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat