​Komisioni për Ekonomi përzgjedh dy kandidatë për zëvendësdrejtor të ARrU-së

Ekonomi

​Komisioni për Ekonomi përzgjedh dy kandidatë për zëvendësdrejtor të ARrU-së

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 16:41
Foto ilustrim

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka përzgjedhur dy kandidatë, Abedin Azizi dhe Gurakuq Kastrati për pozitën e zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullator të Ujit (ARrU).

Kryetari i këtij Komisioni, Ferat Shala, tha se pas vlerësimit dhe intervistimit të kandidatëve, më së shumti janë vlerësuar Azizi dhe Kastrati. Derisa për të njëjtit, anëtarët e komisionit votuan pro dhe të njëjtit kalojnë për votim në seancë plenare.

Shala: Proces transparent për zgjedhjen e zëvendës drejtorit të ARrU-së 

“Kemi pasur një proces të hapur, konkurrues, transparent dhe konsideroj që me vota fshehta të Panelit intervistues për garë të mëtutjeshme në parlamentin e Kosovës për pozitën e zëvendës drejtorit të Autoritetit Rregullativ të Ujërave me shumicë të poenëve kalon Abedin Azizi dhe Gurakuq Kastrati. Konstatoj se është miratuar lista e ngushtë dhe po ashtu autorizojmë ekipet mbështetëse që të procedojnë këtë vendim për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, tha Shala. 

Komisioni ka miratuar edhe raportin me rekomandime për lexim të dytë për Projektligjin për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike. 

Kryetari Shala tha se komisioni tashmë ka shterur debatin dhe projektligji, si i tillë, me miratim të anëtarëve të komisionit, procedohet për në seancë plenare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat