​OAK takon Bordin e KPMM-së

Ekonomi

​OAK takon Bordin e KPMM-së

Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 11:57
Pamje nga takimi

Ligji për Miniera dhe Minerale, garancitë e dyfishta si dhe nevoja për bashkëpunim të ndërsjellët ndërmjet KPMM-së dhe Agjencisë së Pyjeve të Kosovës (APK), ishin ndër temat e diskutimit në takimin e realizuar ndërmjet përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) dhe Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi, uroi për krijimin e bordit të KPMM-së, duke shtuar që së bashku mund të arrijnë në krijimin e lehtësirave për bizneset e sektorit të cilin ata udhëheqin.

Krasniqi theksoi që falë lobimit të vazhdueshëm të OAK-ut është ndryshuar Udhëzimi Administrativ Nr. 10/2010, mirëpo që sektori minerar të frymojë lirshëm duhet të bëhen edhe disa ndryshime të tjera siç është Ligji për Miniera dhe Minerale, largimi i dy garancive për të njëjtën hapësirë shfrytëzuese, një në KPMM dhe tjetra në APK si dhe taksa prej 0.20€ për m².

Ndërsa, Idriz Zejnullahu nga biznesi anëtar në OAK, “Guri” SH.P.K., theksoi që bashkëpunimi ndërmjet KPMM-së dhe Odës së Afarizmit të Kosovës është mëse i nevojshëm, sepse deri më tani OAK ka qenë zëri kryesor i një sektori shumë të rëndësishëm për ekonominë vendore si dhe tejet potencial për zhvillim.

Ndërsa, Selvete Grajqevci – Pllana, kryesuese e Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale falënderoi Odën për vizitën, duke shtuar që janë të hapur për të bashkëpunuar në të gjitha çështjet që janë në favor të lehtësimit të ushtrimit të veprimtarisë për bizneset vendore si dhe ndikojnë që të tërheqin investitorët potencialë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat