Reciprociteti i vendosur nga Kurti uli sasinë e produkteve të Serbisë në tregun e Kosovës

Ekonomi

Reciprociteti i vendosur nga Kurti uli sasinë e produkteve të Serbisë në tregun e Kosovës

Armira Shaqiri  Nga Armira Shaqiri Më 18 shkurt 2022 Në ora: 12:59
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Në media është raportuar se sasia e prodhimeve të Serbisë në tregun e Kosovës ka rënë për gati 37 për qind vitin e kaluar, në krahasim me vitin 2017, sipas të dhënave të cilat e Doganave të Kosovës.

Për bojkotimin e produkteve serbe është bërë thirrje vazhdimisht edhe pse nuk është ndalur importi nga Serbia në Kosovë.

Madje, sa ishte në qeveri Ramush Haradinaj gjatë vitit 2019, vendosi taksë 100% për produket serbe, e që sa ishte efektive kishte edhe pasoja prapa.

Por, pas më shumë se një viti, taksa është zëvendësuar me reciprocitet nga Qeveria e Kosovës, e që kryeministri ishte Albin Kurti.

Reciprociteti ka nënkuptuar që dokumentet përcjellëse të produkteve serbe, të lëshoheshin në përputhje me ligjet e Kosovës, gjë që ka nxitur reagime dhe kundërshtime nga Serbia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat