Profesori Aliu kritikon ZRRE-në për formulën e përcaktimit të të hyrave të lejuara për KEDS dhe KESCO

Ekonomi

Profesori Aliu kritikon ZRRE-në për formulën e përcaktimit të të hyrave të lejuara për KEDS dhe KESCO

Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 14:48
Ymer Fejzullahu

Në diskutimin mbi mënyrën e përcaktimit të të hyrave të lejuara nga operatoret e rregulluar në sektorin e energjisë elektrike, profesori universitar, Florin Aliu ka shprehur shqetësimet e tij ndaj ZRRE-së për mënyrën dhe metodologjinë e përcaktimit të të hyrave për KEDS-KESCO.

Aliu në cilësinë e ekspertit, i ftuar nga Komisioni për Ekonomi, tha se formula që rezulton me 8.3 për qind për të hyrat e lejuara për këto kompani është e pasaktë.

Gjatë raportimit në komisionin parlamentar për Ekonomi, kryetari i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu këto konstatime të ekspertit Aliu i quajti dezinformata për publikun.

Fejzullahu tha se nga 20 vendet që janë pjesë e Asociacionit Rajonal të Rregullatorëve të Energjisë(ERrA), 18 vende prej tyre përdorin këtë metodologji që ka marrë ZRRE-ja.

“Pra, është një dezinformim i publikut për çështjen e formulës së përcaktimit të të hyrave”, tha ai.

Inicuesja e këtij dëgjimi, deputetja Mimoza Kusari Lila kërkoi nga kryetari Fejzullahu të jetë më konçiz për këtë çështje.

Deputetja nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka kritikuar ZRRE-në për këtë çështje, duke thënë se ka vite që ZRRE mbetet në shërbim të KEDS-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat