Ndikimi i luftës në Ukrainë në ekonominë e Kosovës, eksperti tregon si të veprojë Qeveria

Ekonomi

Ndikimi i luftës në Ukrainë në ekonominë e Kosovës, eksperti tregon si të veprojë Qeveria

Nga: G.B Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 15:54
Qeveria e Kosovës

Luftime të ashpra po ndodhin në Ukrainë, derisa ajo është në ditën e tretë të pushtimit rus.

Bota ka dënuar sulmet e Rusisë dhe shumë shtete kanë vendosur sanksione ndaj saj.

Padyshim që lufta atje ka ndikuar në fushën e ekonomisë. Çmimi i naftës është rritur dhe ka paralajmërime për rritje të çmimeve edhe në sektorët tjerë.

Por, sa preket Kosova në aspektin ekonomik nga gjithë kjo?

Lidhur me këtë, profesori eksperti i çështjeve të ekonomisë, Musa Limani thotë për gazetën “Bota sot” se lufta në Ukrainë do të ketë ndikim më shumë indirekt në ekonominë e Kosovës.

Image
Prof. Dr. Musa Limani

“Kuptohet, lufta në Ukrainë do të ketë ndikim edhe në ekonominë e Kosovës, por më pak direkt, e më shumë indirekt. Me këtë rast do të vie deri te rritja e çmimit të naftës dhe derivateve të naftës, që do të reflektohet edhe në rritjen e çmimit të naftës edhe te ne. Do të ndikohet në rritjen e çmimeve në Evropë, nga të cilat vende ne kemi importin më të madh dhe kështu në mënyrë të tërthortë do të reflektohet edhe në ngritjen e çmimeve të produkteve të tjera në Kosovë”, është shprehur ai.

Sipas Limanit, pritet ngritje të çmimeve dhe se do të ketë më shumë ndikime negative në politikë se sa në ekonomi.

“Lufta në Ukrainë, ndoshta mund të ketë reperkusione negative më shumë politike për Kosovën, se sa ekonomike. Duke u bazuar në rritjen permanente të naftës dhe energjisë elektrike, në të ardhmen priten ngritje çmimesh”, vlerëson ai.

Profesori tregon se si duhet të veprojë Qeveria në këtë rast.

“Mendoj se Qeveria duhet t'i nxjerr në treg rezervat shtetërore të artikujve ushqimor me çmime më të ulëta se ato tani në treg, dhe në këtë mënyrë u ndihmon konsumatorëve, që më lehtë ta kalojnë problemin e furnizimit me artikuj ekzistencial”, thotë Dr. Musa Limani për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat