Ndikimi i luftës Ukrainë-Rusi në krizën ekonomike në Kosovë, ja si të veprohet

Ekonomi

Ndikimi i luftës Ukrainë-Rusi në krizën ekonomike në Kosovë, ja si të veprohet

Nga: A.M. Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 19:49
Foto ilustrim

Lufta në Ukrainë pritet të sjellë krizë të madhe botërore, përfshirë edhe atë ekonomike.

Ekonomisti, Musa Limani në një prononcim për gazetën “Bota sot” komentoi krizën e madhe ekonomike që ka përfshirë jo vetëm Kosovën, por të gjithë botën.

Krahas kësaj, ai thotë se shkaku i kësaj krize mund të bie vlera e aksioneve dhe mjeteve të Trustit, me ç’rast mund të dëmtohen kontributdhënësit.

Image
Musa Limani

Në ketë krizë ekonomike që e ka përfshi ekonominë botërore, është rrezik që të devalvohet, përkatësisht të bie vlera e aksioneve dhe në këtë mënyrë të humbet vlerë e konsiderueshme e këtyre mjeteve, me ç' rast do të dëmtohen kontributdhënësit”, deklaroi ekonomisti.

Më pas, Limani u shpreh se mjetet në Trust janë të punëtorëve të Kosovës dhe ato duhet vetëm të shfrytëzohen për zhvillim ekonomik të vendit.

Mjetet e Trustit janë mjete të punëtorëve tanë dhe ato duhet të hyjnë në funksion për zhvillimin ekonomik e shoqëror të Kosovës, e jo të vendeve ku ato janë të deponuara. Andaj, ky është një absurditet, dhe nga logjika ekonomike i papranueshëm”, vlerësoi ai.

Në fund, ekonomisti përmendi një tezë të tij në lidhje me mjetet e Trustit dhe fondit të privatizimit.

Unë që nga Pavarësia e Kosovës, zhvilloj tezen se, mjetet e Trustit dhe të fondit të privatizimit duhet kthyer në sistemin bankar të Kosovës, pa ia ndryshuar destinimin, me ç' rast do të rritet tregu i kapitalit dhe bankat komerciale, do të kenë mundësi të akordojnë kredi me kushte më të volitshme. Në këtë mënyrë këto mjete do të hyjnë në funksion të zhvillimit ekonomik e shoqëror të Kosovës”, përfundoi Musa Limani për “Bota sot”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat