​Bruto Produkti Vendor shënon rritje 6.36 për qind në tremujorin e katërt 2021

Ekonomi

​Bruto Produkti Vendor shënon rritje 6.36 për qind në tremujorin e katërt 2021

Më: 16 mars 2022 Në ora: 17:44
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK)

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikoi sot të dhënat e Bruto Produktit Vendor (BPV) për tremujorin e katërt 2021, sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve, me çmime aktuale dhe me çmime të vitit paraprak.

BPV në tremujorin e katërt 2021 shënoi rritje reale 6.36%, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit 2020. Aktivitetet ekonomike që kishin rritje në këtë tremujor ishin tregtia me shumicë dhe me pakicë, riparimi i automjeteve dhe motoçikletave, transporti dhe magazinimi, aktivitetet e akomodimit dhe të shërbimit ushqimor (14.82%), aktivitetet shkencore, profesionale dhe teknike, aktivitetet e shërbimeve administrative dhe mbështetëse (5.95%) etj.

Ndërkaq, aktivitetet ekonomike, që shënuan rënie reale ishin administrata publike, sigurimi social, arsimi dhe shëndetësia me 5.75 për qind dhe ndërtimtaria 5.21 për qind.

Komponentët e BPV-së sipas metodës së shpenzimeve, që kishin rritje ishin eksporti i mallrave dhe shërbimeve (33.38%), importi i mallrave dhe shërbimeve (17.09%), shpenzimet e konsumit final (8.65%), dhe shpenzimet e konsumit final të Qeverisë (4.46%).

Me vlerësimin e tremujorit të katërt, sipas metodologjisë ASK-ja, jepet një vlerësim paraprak për 2021, i cili mbështetur në shumën e tremujorëve, kishte një rritje reale 10.53%, krahasuar me vitin 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat