Udhëheqës i Zyrës së BERZh-it thotë se sfidë për Kosovën është braktisja e vendit nga profesionistët

Ekonomi

Udhëheqës i Zyrës së BERZh-it thotë se sfidë për Kosovën është braktisja e vendit nga profesionistët

Më: 22 mars 2022 Në ora: 10:57
Foto ilustrim

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës(BQK), Fehmi Mehmeti theksoi se ekonomia e Kosovës ka shënuar një rikuprërim, ku sipas tij në bazë të të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), vendi ka shënuar një rritje ekonomike në vitin 2021 deri 10.5 për qind.

Guvernatori Mehmeti theksoi se sikurse për gjithë botën, edhe për Kosovën këto dy vitet e fundit ishin sfiduese si rrjedhojë e ndikimeve të pandemisë Covid-19 në ekonomi.

Ai tha se masat e kujdesshme të BQK-së për rimëkëmbje kanë treguar një përformancë në ruajtjen e stabilitetit financiar.

Sipas guvernatorit, vetëm në vitin 2021 janë lëshuar 1.8 miliardë kredi të reja.

Këto komente guvernatori Mehmeti i bëri gjatë prezantimit të raportit të tranzicionit i BERZh-it për vitin 2021-2022.

Ndërkaq, Neli Taylor udhëheqës i Zyrës së BERZh për Kosovën, theksoi se sistemi i dixhitalizimit është gjithnjë në rritje, për këtë tha se nevojitet që Kosova të ketë më shumë investime në infrastrukturën e 4G.

Derisa shtoi se sfida vjetore për Kosovën është ikja e trurit, ose braktisja nga vendi i njerëzve profesionistë.

Ai tha se vitin e kaluar BERZh ka investuar 15 milionë euro në Kosovë.

Ndërkaq, përmendi se prioritete kyçe në periudhën e ardhshme duhet të jenë për krijimin e një sektori konkurrues në sektorin privat të dixhitalizimit.

Ana Kresic, ekonomiste e lartë në BERZh, tha se regjioni perëndimor ende mbetet prapa vendeve të BE-së.

Ndonëse sipas saj në Kosovë ishte një rimëkëmbje e fuqishme 10.5 e rritjes ekonomike, derisa edhe për vitin 2022 ajo thotë se projeksioni është pozitiv për Kosovën dhe rajonin.

Megjithatë Kresic ka vlerësuar se Kosova performon pak më dobët në krahasim me rajonin. Prandaj, është e nevojshme të jetë në fokus tranzicioni në ekonominë e gjelbër.

Kresic thekson se për arsye të zhvillimeve në Evropën Lindore, janë disa rreziqe që duhet të menaxhohen me shumë kujdes, rrisku i parë është inflacioni jo vetëm për Kosovën, por edhe rajonin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat