Ekonomisti tregon pasojat që mund të ketë vendi nëse vazhdojnë rritjet e çmimeve

Ekonomi

Ekonomisti tregon pasojat që mund të ketë vendi nëse vazhdojnë rritjet e çmimeve

Nga: M.H. Më: 22 mars 2022 Në ora: 20:12
Foto ilustrim

Ekonomia në vend po vazhdon të mbetët e tensionuar, kjo për shkak se lufta në Ukrainë ka arritur të prek gjith vendet e botës, e natyrisht edhe Kosovën.

Rritja e çmimeve të produkteve pastaj edhe naftës, sikur e prekin kulmin e durimit të secilit qytetarë, ani pse kjo rritje vjen si rezultatet i zhvillimeve në gjithë botën.

Ekonomia e Kosovës që nga pandemia ka pasur zbehje dhe për t’u këndellur qeveria çdo ditë po punon rreth saj.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, flet ekonomisti Mustafë Kadriaj.

Image
Mustafë Kadriaj

Ai u shpreh i habitur me mos ndërmarrjen e veprimeve të duhura nga ana e kryeministrit Kurti, pavarësisht disa vendimeve që i ka marrë, por nëse paga minimale nuk rritet atëherë do të ketë emigrim më të madh të qytetarëve.

Është e habitshme sjellja e Kryeministrit me të marr mandatin, e them këtë për faktin që gjatë gjithë kohës sa ka qenë në opozitë dhe në zgjedhjet e fundit vazhdimisht ka folur për mirëqenie duke e harruar edhe bashkimin kombëtar, ndërsa me të marr mandatin për çdo kërkesë nga qytetarët vazhdimisht arsyetohet që nuk ua lejon buxheti, duke hedhur fajin tek qeveritë e kaluara. Pra, me të marr mandatin dy hapa i ka bërë duke i përkrahur lehonat me 10 euro dhe 20 euro si dhe pensionet i ka nivelizuar në 100 euro. Kjo do të ishte e pranueshme sikur të ishin çmimet e verës së kaluar, por që nga vjeshta e këndej kemi vazhdimisht rritje të çmimeve derisa paga minimale është shumë e ulët. Por, edhe nëse do të kemi rritje sipas deklarimit të Qeverisë nuk do rritet më shumë se 264 euro, pra me këtë nivel të pagave dhe me këtë rritje të çmimeve për fat jo të mirë qytetari një hapë e para do të orientohet drejt emigrimit, e që kjo do ketë pasoja të shumanshme duke u shkatërruar familjet njëherazi do të dobësohet fuqia punëtore”, u shpreh ai.

Më tej ai thotë që qytetarët shpresojnë që kryeministri Kurti të vë në zbatim interesat e tyre në këtë situatë të tensionuar ekonomike.

Vlerësoi që kërkesat e qytetarëve janë vetëm fontanë dëshirash para qeverisë Kurti për faktin që me votën e tyre i kanë krijuar komoditet që kryeministri Kurti të sillet sipas tekeve të tij e jo sipas kërkesave të qytetarëve. Me këtë dua të theksoj se sado që ne e ngrisim si shqetësim mirëqenien nuk do të përfillen nga kryeministri Kurti, pra mbetet në mëshirën dhe agjendën e tij”, theksoi Kadriaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat