Bota e zbret çmimin, naftëtarët e Kosovës e rrisin

Ekonomi

Bota e zbret çmimin, naftëtarët e Kosovës e rrisin

Më: 30 mars 2022 Në ora: 20:47
Foto ilustrim

Çmimi i naftës u rrit prapë, të mërkurën, në Kosovë.

Kjo, sipas Shoqatës së Naftëtarëve, u bë pavarësisht se në ditët e fundit pati lirim në tregjet ndërkombëtare të këtij derivati.

Por, zbritja do të vijë tek pas disa ditësh në Kosovë, sipas kryetarit të kësaj shoqate Fadil Berjani.

Qytetarët ankohen se ky shtrenjtim është jashtë standardit kosovar dhe që kjo po ndikon edhe në ngritjen e çmimit të artikujve të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat