​ASK publikon statistikat e tregtisë me pakicë për muajin janar

Ekonomi

​ASK publikon statistikat e tregtisë me pakicë për muajin janar

Më: 8 prill 2022 Në ora: 21:57
Foto ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar statistikat e tregtisë me pakicë për muajin janar të këtij viti, ku prezantohen të dhënat për qarkullimin dhe numrin e të punësuarve.

Sipas ASK-së, në muajin janar 2022, struktura e qarkullimit ishte: Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara 38%.

“Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (4.73%); Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuar (24.51%); Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (0.89%); Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake, në dyqane të specializuara (15.16%); Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (0.71%);

Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë, në dyqane të specializuara (14.96%); Tregtia me pakicë, jo në dyqane, tezga ose tregje (0.2%); dhe Tregtia me pakicë, jo në dyqane, tezga dhe shtande (përmes postës ose Internetit) 0.84%. Në muajin janar 2022, struktura e të punësuarve sipas aktivitetit ekonomik ishte: Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara (36.23%); Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (4.45%); Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuar (10.07%); Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (1.51%); Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara (23.18%); Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (1.28%); Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë, në dyqane të specializuara (22.16%); Tregtia me pakicë, jo në dyqane, tezga ose tregje (0.63%); dhe Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (përmes postës ose Internetit) 0.49%”, thuhet në komunikatë.                              

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat