Ulet çmimi i naftës në Kosovë

Ekonomi

Ulet çmimi i naftës në Kosovë

Më: 15 prill 2022 Në ora: 08:20
Ilustrim

Çmimet e naftës dhe derivateve të saj në dy ditët e fundit në Kosovë kanë shënuar rënie.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka thënë se bëhet fjalë për një rënie të lehtë të çmimeve.

Berjani tha se gjatë ditës së djeshme një litër naftë  ka kushtuar 1.55 euro, ndërsa benzina ka kushtuar 1.38 euro.

Sipas tij, këto çmime nuk mund të specifikohen se a do të bien edhe më tutje në ditët në vijim pasi ka lëvizje të mëdha të çmimeve në bursat ndërkombëtare.

Berjani tha se nëse nuk  rishikohet vendimi i Qeverisë së Kosovë që të përcaktojë çmimet shitëse maksimale për shitjen me shumicë dhe pakicë të naftës dhe derivateve të naftës, shumë pika karburanti në Kosovë mund të falimentojnë.

“Në qoftë se vendimi i Qeverisë nuk rishikohet, ka gjasa që shumë pika karburanti do të falimentojnë”, tha Berjani.

Çmimet e naftës dhe derivateve të saj, ditë më parë kanë arritur nivelin më të lartë që nga paslufta në Kosovë.

Qeveria e Kosovës më 1 mars kishte marr vendim që te shitësit me shumicë vendoset marzha më e lartë tregtare deri në 4% të çmimit të shitjes, ndërsa te shitësit me pakicë vendoset marzha më e lartë tregtare deri në 6% të çmimit të shitjes

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat