ATK: Vetëm dje u paguan gjysmë milion euro borxhe

Ekonomi

ATK: Vetëm dje u paguan gjysmë milion euro borxhe

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 11:59
Administrata Tatimore e Kosovës

Në një komunikatë për media nga Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme departamenti i mbledhjes së detyrueshme ka ndërmarrë veprime të masave të sforcuara tek nëntë biznese, të cilat ndaj ATK-së kanë pas borxhe në vlerë 1.7 milion euro.

,,Trajtimi i borxheve të tatimpaguesve vazhdon të mbetet njëri ndër prioritetet e institucionit të ATK-së, për çfarë menaxhmenti i ATK-së në vazhdimësi është duke punuar dhe duke ndërmarrë masa për zvogëlimin e stokut të borxheve. Vetëm ditën e djeshme Departamenti i Mbledhjes së Detyrueshme ka ndërmarrë veprime të masave të sforcuara tek nëntë (9) biznese, të cilat ndaj ATK-së kanë pas borxhe në vlerë 1.7 milion euro.

Veprimet e mbledhësve tatimor kanë rezultuar të suksesshme duke u realizuar pagesa të menjëhershme të gjysmë milion euro nga ana e bizneseve borxhlinj, përderisa pjesa tjetër e borxhit do të vazhdoj të mblidhet duke u paguar me këste bazuar në marrëveshjet e lidhura’, thuhet në komunikatën e ATK-së.

ATK po ashtu ka kërkuar nga tatimpaguesit të cilët kanë detyrime tatimore të pashlyera ndaj ATK-së, t’i vizitojnë zyrat e departamentit të mbledhjes së detyrueshme, me qëllim të njoftimit me mundësitë ligjore që ofrohen për kryerjen e pagesave / detyrimeve tatimore.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat