​Bordi i ATK-së miratoi transaksionet e shitjes me tender publik për valën SHAL 56

Ekonomi

​Bordi i ATK-së miratoi transaksionet e shitjes me tender publik për valën SHAL 56

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 12:20
Foto ilustrim

Bordi i drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka mbajtur mbledhjen e radhës ku ka diskutuar për procesin e privatizimit dhe likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore në përputhje me mandatin ligjor.

,,Bordi shqyrtoi dhe miratoi disa kërkesa të Komunave për tërheqje të aseteve nga shitja SHAL 57 dhe udhëzoi menaxhmentin që edhe njëherë t’i njoftoj të gjitha Komunat e Kosovës ku planifikojmë shitje të aseteve, se kërkesat për tërheqje nga shitja duhet të pasohen me veprimet si në vazhdim: brenda afatit 2 mujor nga njoftimi, Komuna duhet të njoftoj AKP-në që Asambleja Komunale ka marrë vendim për shpalljen e zonës së interesit të përgjithshëm publik për asetin të cilin planifikon ta shpronësoj, dhe ka dorëzuar kërkesën në Ministrinë përkatëse për të iniciuar procedurat për shpronësimin për secilin aset që ka shpreh interes publik Komuna përmes një vendimi të tillë. Ndërsa brenda një periudhë 6 mujore nga njoftimi, duhet të nxirret vendimi preliminar i shpronësimit nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe te njoftohet AKP’, thuhet në komunikatën për media të AKP-së.

Në këtë njoftim thuhet se, nëse këto afate nuk respektohen, AKP është e detyruar që këto asete ti rivendos në procedurat e tenderimit publik për shkak të strategjisë për përmbylljen e proceseve kryesore të AKP-së dhe obligimeve ligjore për realizimin e pagesave të 20% dhe kreditorëve. Gjatë kësaj mbledhje bordi shqyrtoi dhe miratoi transaksionet e shitjes me tender publik për valën SHAL 56, miratoi listën e aseteve në likuidim për vendosje në tender publik për valën SHAL 58.

Në komunikatë po ashtu theksohet se është miratuar transferi pronësor, pas pagesës së shpronësimit nga Ministria e Punëve të Brendshme, Qeveria e Republikës së Kosovës të Pronës së objekteve “Pallati i Mediave” Rilindja (N.SH të ndryshme) dhe toka e N.Sh Drithnaja (Zhitopromet) Prishtinë, pas pagesës së shpronësimit nga Ministria e Punëve të Brendshme, Qeveria e Republikës së Kosovës. Miratoi transferin pronësor të pronës së lokalit “Barnatorja e Qytetit” Prishtinë PRN068, pas pagesës së shpronësimit nga Ministria e Punëve të Brendshme, Qeveria e Republikës së Kosovës. Më tutje Bordi miratoi transferimin pronësor, pas pagesës së shpronësimit nga Ministria e Punëve të Brendshme Qeveria e Republikës së Kosovës, të Pronës, tokës dhe objektit të N.Sh “Banka e Lubjanës” dhe një pjese të Objektit të N.SH “Metal Holding”.

Bordi gjithashtu miratoi largimin e ndërtesës (asetit) Kino Rinia 1 të NSH Kinema ABC nga regjistri i pronave të N.Sh Kinema ABC Prishtinë dhe nga Sistemi i Menaxhimit të Aseteve të NSH-ve. Amandamentoi Vendimin e Bordit me nr. Ref.BD-56/14 për strategjinë e shpërndarjes së pjesshme për Listat e Punëtorëve të 20% duke zbritur afatin e mbajtjes së mjeteve rezervë nga 1 vit në 6 muaj, si dhe aprovoi raportin e Komisionit të Banesave për 15 banesa me të drejtën e shfrytëzimit.

Bordi gjithashtu shqyrtoi edhe aprovoi raportin e Komisionit për Përcaktimin e Statusit për ndërmarrjen “Automakedonija” Shkup i cili përcakton këtë ndërmarrje si ndërmarrje në pronësi shoqërore si dhe miratoi Rregulloren për rregullimin e lëndës arkivore, digjitalizimin dhe dorëzimin në Arkivin kompetent për Ndërmarrjet Shoqërore në procesin e likuidimit. Në këtë mbledhje u miratuan edhe qiradhëniet e aseteve me tender publik për NSH-të në likuidim të datës 22.06.2022.

Pas Bordi shqyrtoi dhe miratoi raportet e shpërndarjes për kreditorët e ndërmarrjeve shoqërore si në vazhdim:

1. NSH Auto Prishtina , Prishtinë, PRN126

2. NSH Dukagjini - Industry for construction material, Gjakovë, PEJ065

3. NSH PRN028 NSH “19 Qershori”– korrigjim

4. NSH GJI145 NSh Vet Station Gjilan

5. NSH GJI158 NSh Ljuboten-Brick Factory

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat