​Përmbyllet procesi i likuidimit për ndërmarrjen "Ndërtimtari" në Drenas

Ekonomi

​Përmbyllet procesi i likuidimit për ndërmarrjen "Ndërtimtari" në Drenas

Më: 3 gusht 2022 Në ora: 16:24
Ilustrim

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka pranuar aktvendimin e lëshuar nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës përmes të cilit lejohet përmbyllja e procesit të likuidimit për ndërmarrjen ndërtimore "Ndërtimtari" me seli në Drenas.

Në komunikatë thuhet se AKP ka parashtruar kërkesë në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për aprovimin e raportit përfundimtar dhe rrjedhimisht lejimin e mbylljes së procesit të likuidimit për MIT164 "Ndërtimtarin" në Drenas, ndërsa Dhoma e Posaçme përmes këtij aktvendimi ka dhënë leje për mbylljen e procesit.

Si rrjedhojë, pas aktvendimit të fundit të DHPGJSK-së, numri i ndërmarrjeve shoqërore për të cilat deri më tani është përmbyllur procesi i likuidimit në tërësi ka arritur në 40 sosh.

Njëkohësisht, gjykata ka caktuar një afat prej 15 ditë nga dita e pranimit të këtij vendimi për ndonjë ankesë eventuale dhe pas kalimit të këtij afati ky aktvendim bëhet i plotfuqishëm dhe njoftimet për përmbyllje të likuidimit për këtë subjekt AKP-ja do t’ua dërgojë institucioneve relevante siç parashihet me ligj.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat