Çmimet e prodhimit u ngritën me 10.0%

Ekonomi

Çmimet e prodhimit u ngritën me 10.0%

Më: 8 shtator 2022 Në ora: 10:47
Foto ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Prodhimit (IÇP) për tremujorin e dytë (TM2) 2022.

Indeksi i tërësishëm i Çmimeve të Prodhimit në Kosovë u ngritë për  0.7% në mes të TM2 2022 krahasuar me TM1 2022. Krahasuar me TM2 2021 çmimet e prodhimit u ngritën në një mesatare prej 10.0%.

Çmimet e Prodhimit në Kosovë u ngritën në një mesatare prej 0.7%, në mes TM2 2022 dhe TM1 2022. Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: nxjerrja e xehes së metalit (8.3%), prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës (5.6%), prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkurës (5.4%), prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara - thurëse (5.3%), prodhimi i pijeve (2.9%), prodhimi i produkteve minerale jo metalike (2.4%), përpunimi i produkteve ushqimore (2.2%), prodhimi produkteve kimike (1.2%),: xeheroret dhe guroret tjera (0.9%), energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (0.6%) dhe prodhimi produkteve të gomës dhe të plastikës (0.4%).

Ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve te: mjeteve motorike të (transportit), rimorkiove dhe gjysmë rimorkiove (-6.1%), prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (-2.9%), prodhimi i mobilieve (-2.4%), prodhimi i prodhimi i metaleve (-1.3%) dhe prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (-1.3%).

Çmimet e Prodhimit në Kosovë u ngritën në një mesatare prej 10.0%, në mes të TM2 2022 dhe TM2 2021. Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: përpunimi i produkteve ushqimore (16.0%), energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (15.6%), prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (13.2%), prodhimi i metaleve (13.1%), prodhimi i pajisjeve elektrike (9.7%), prodhimi i produkteve minerale jo metalike (7.9%), prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës (7.1%), prodhimi produkteve të gomës dhe të plastikës (7.0%), prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (6.7%), prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkurës (5.3%), prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (5.0%), prodhimi i pijeve (4.9%), prodhimi i mobilieve (4.2%), grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë (3.8%), prodhimi produkteve kimike (3.6%), prodhimi i mjeteve motorike të (transportit), rimorkiove dhe gjysmë rimorkiove (1.8%) dhe xeheroret dhe guroret tjera (1.5%).

"Ngritja u neutralizua nga rënja e çmimeve te:  nxjerrja e xehes së metalit (-8.9%)", thuhet në komunikatën e ASK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat