Lushtaku: Qeveria s’është e gatshme ta realizojë buxhetin e vitit 2023, njësoj si atë të 2022-ës

Ekonomi

Lushtaku: Qeveria s’është e gatshme ta realizojë buxhetin e vitit 2023, njësoj si atë të 2022-ës

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 15:21
Mërgim Lushtaku

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, vlerëson se buxheti i miratuar gjatë javës në lexim të parë nuk është buxhet që zhvillon vendin ekonomikisht.

Ai shprehet skeptik sa i përket shpenzimit të buxhetit për vitin e ardhshëm, që në vlerë totale është 3.212 miliardë euro.

“Qeveria në vitit 2022 nuk ka qenë e gatshme të realizojë buxhetin e vetë, e njësoj pritet të veprohet edhe më 2023”, është shprehur ai.

Deputeti nga partia më e madhe opozitare ka mëdyshje edhe sa i përket zbatimit të Ligjit të Pagave, që pritet tash e sa të dërgohet në Kuvend.

“E kemi pasur premtim nga Lëvizja Vetëvendosje se do të miratohet dhe implementohet ky ligj dhe si i tillë nuk u bë dhe nuk mendoj që as viti 2023 do të jetë vit i implementimit të Ligjit për Pagat”

Një çështje tjetër që e ka komentuar ai ligji për çmimet tavan për produktet bazë për të cilin ka thënë se është kundërkushtetues.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat