OEK partnere në zhvillimin dhe zbatimin e mësimit dual në Kosovë

Ekonomi

OEK partnere në zhvillimin dhe zbatimin e mësimit dual në Kosovë

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 16:31
Foto ilustrim

Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Zejtare e Kroacisë, sot kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit, ku theks i veçantë do t`i jepet shkëmbimit të përvojave rreth zhvillimit dhe zbatimit të mësimit dual në Kosovë.

Kroacia si vend mik i Kosovës tanimë implementon mësimin dual sipas modelit kroat dhe këtë përvojë do e zbatojnë edhe në Kosovë së bashku me Odën Ekonomike të Kosovës.

“Oda Zejtare e Kroacisë shpreh gadishmërinë e vet, që gjithë përvojën e vet në zbatimin e mësimit dual ta shkëmbejë me kolegët e Odës Ekonomike të Kosovës. Mësimi dual është majft sfidues, mirëpo me rëndësi të jashtëzakonshme për zhvillimin e ekonomisë së një vendi”, ka thënë Dalibor Kratovil.

Nga ana tjetër, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka deklaruar se arsimi dhe aftësimi profesional ka një rëndësi të veçantë në zhvillimin e ekonomisë së Kosovës dhe për këtë arsye Oda Ekonomike e Kosovës do t`i kushtojë vemendje të veçantë aktiviteteve në zhvillimin dhe zbatimin e mësimit dual në Kosovë.

Gjithashtu, bazuar në Udhëzimin Administrativ për Mësimin në vendin e punës, Oda Ekonomike e Kosovës, siç është bërë e ditur në komunikatë, do të merret edhe me menaxhimin e të dhënave dhe përfshirjen e bizneseve në mësimin në vendin e punës në Kosovë.

Oda Zejtare e Kroacisë dhe Oda Ekonomike e Kosovës do të vazhdojnë me takimet bilaterale për të përcaktuar hapat e veprimit të metutjeshëm drejt realizimit të mësimit dual në Kosovë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat