Ndahen 720 mijë euro për subvencionimin e faturave të energjisë

Ekonomi

Ndahen 720 mijë euro për subvencionimin e faturave të energjisë

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 11:34
Ministri i Ekonomisë, Hekuran Murati

Ministria e Financave ka ndarë 720 mijë euro nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike për Ministrinë e Ekonomisë, në mënyrë që të subvencionohen faturat e energjisë elektrike të qytetarëve për muajin janar.

Vendimi për ndarjen e mjeteve është miratuar të mërkurën në mbledhjen e qeverisë.

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se mjetet dedikohen për subvencionimin e tarifave të energjisë elektrike për muajin janar.

“Propozimi ka të bëjë me kërkesën që kemi pranuar nga ME-ja për subvencionimin e tarifave të energjisë elektrike për muaj janar. Është kërkuar që të ndahen mjete në vlerë 720 mijë euro. Mjetet transferohen nga Ministria e Financave në Ministrinë e Ekonomisë”, ka thënë Murati.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat