BQK: Qytetarët kanë mbi 5.5 miliardë € depozita në banka

Ekonomi

BQK: Qytetarët kanë mbi 5.5 miliardë € depozita në banka

Më: 6 mars 2023 Në ora: 15:47
Foto ilustrim

Mbi 5.5 miliardë euro ka arritur shuma e përgjithshme e depozitave të kosovarëve në sektorin bankar të vendit.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, nga kjo shumë e përgjithshme 3.6 miliardë euro janë depozita të ekonomive familjare, përderisa rreth 2 miliardë euro janë depozita të korporatave.

Për këtë shumë miliardëshe, bankat komerciale u paguajnë depozitueseve normë vjetore të interesit prej 1.8%.

Në anën tjetër, shuma e përgjithshme e kredive të aprovuara nga bankat në janar 2023 ka arritur në mbi 4.3 miliardë euro. Ndërkaq, norma mesatare e interesit në kredi ka arritur në 6.6%, një rritje e konsiderueshme në raport me një vit më parë.

Nga normat e interesit dhe shërbimet bankat komerciale në Kosovë veç në muajin janar të këtij viti kanë fituar hiç më pak se 13.4 milionë euro neto.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat