Ekonomisti tmerrohet me çmimin e lartë të specave: “Hani mish se ma lirë ua qet”

Ekonomi

Ekonomisti tmerrohet me çmimin e lartë të specave: “Hani mish se ma lirë ua qet”

Më: 13 mars 2023 Në ora: 14:26
Foto ilustrim

Ekonomisti nga Kosova, Imer Raçi, ka ironizuar me rritjen e çmimeve të perimeve, konkretisht të specave.

Raçi ka publikuar një fotografi në profilin e tij në Facebook, ku ka publikuar çmimin e lartë të specave.

Në këtë fotografi shihet se specat djegës kushtojnë 4.99 euro kilogrami.

Image
Postimi i ekonomistit

 

Ai ka ironizuar me këtë çmim të lartë duke thënë se është më lirë të ushqehemi me mish.

“Hani mish se ma lirë ua qet.” – ka shkruar ai.

Ndryshe raporti në Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit të ASK-së, thuhet se ka rënie të çmimeve në muajin shkurt të vitit 2023 krahasuar me muajin e kaluar janar po të këtij viti.

Sipas ASK-së, rënien e çmimeve në produkte si dru zjarri, pelet etj. (-6.8%); shërbimet për transport (-5.3%); karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (-4.8%); blerja e automjeteve (-2.0%).

Ndërsa, ngritja e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: perime (8.4%); pemë (3.2%); kujdes personal (0.8%); qumësht, djathë dhe vezë (0.7%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (0.5%); bukë dhe drithëra (0.4%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.6 për qind në IHÇK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat