Pavlova: Planifikojmë hapjen e zyrës në Prishtinë

Ekonomi

Pavlova: Planifikojmë hapjen e zyrës në Prishtinë

Më: 8 maj 2023 Në ora: 20:52
Zv/presidentja e Bankës Evropiane për Investime, Lilyana Pavlova

Zv/presidentja e Bankës Evropiane për Investime, Lilyana Pavlova, shprehu gatishmërinë për ta mbështetur Qeverinë në fushën e energjisë, arsimit dhe shëndetësisë si dhe nismën për themelimin e Fondit Sovran.

Pavlova gjatë ditës ishte ndër folëset kryesore në Forumin Ekonomik të Vjenës që u mbajt në Prishtinë, derisa ka dhënë edhe një intervistë për mediumin publik, të cilën të plotë mund ta ndiqni në orën 22:00, në kuadër të emisionit "Ekonomiks".

Në këtë intervistë ajo ka thënë se në 10 vitet e fundit, Banka Evropiane për Investime ka ofruar mbështetje për Kosovën me vlerë mbi 240 milionë euro, derisa në përgjithësi investimet për Ballkanin Perëndimor janë më shumë se 10 miliardë euro. Ajo ka thënë se lajmi i mirë është se Banka Evropiane për Investime po planifikon që të hapë zyre në Prishtinë.

Pavlova gjatë ditës ka takuar edhe kryeministrin Albin Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat