Ekonomisti tregon se kur pritet të ketë ulje të çmimeve në produktet ushqimore

Ekonomi

Ekonomisti tregon se kur pritet të ketë ulje të çmimeve në produktet ushqimore

Më: 18 maj 2023 Në ora: 18:56
Ilustrim

Çmimet e derivateve të naftës javët e fundit kanë shënuar rënie përfshirë edhe në Kosovë.

Por, kjo nuk ka reflektuar edhe në disa nga produktet e konsumit në vend. Rënie të këtyre çmimeve pas një periudhe dy deri në tre muaj pritet të ketë, sipas ekonomistit Naim Huruglica.

“Te produktet ushqimore tek ne duhet të presim ndoshta edhe ja dy muaj ose tre. Sepse fillojnë edhe të vjelat, këtë vit ne presim që të kemi prodhim rekord nga shumë produktet bujqësore dhe kjo mundë të ndikojë pozitivisht”, ka thënë ai.

Ish-drejtori i Doganës së Kosovës ka treguar arsyet se pse në Kosovë, ulja e çmimeve nuk bëhet në mënyrë të shpejtë si në vendet tjera.

“Një arsye se pse Kosova është e vonshme në reagim ka të bëjë me aspektin e madhësisë së tregut. Duke qenë se jemi një treg i vogël, tregtarët tanë nuk arrijnë të furnizohen me kohë ose të lirohen me kohë nga ato stoqet që i kanë sjellë”, ka thënë ai.

Huruglica  tha se ulja e çmimeve të derivateve është indikator se do të pasohet edhe me produktet tjera.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat