Qeset plastike me pagesë, mirëpritet vendimi

Ekonomi

Qeset plastike me pagesë, mirëpritet vendimi

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 23:19
Foto ilustrim

Ndalimi i shitjes së disa llojeve të qeseve plastike dhe vendosja e çmimit prej 5 centëve për llojet e tjera, është mirëpritur nga qytetarët dhe pronarët e bizneseve. Këta të fundit kanë treguar se kanë shpenzuar me qindra euro në muaj për qese. Qytetarët thonë se tani e tutje do të mundohen t`i përdorin ato më pak.

Ndalimi i prodhimit, importit dhe shitjes së disa llojeve të qeseve plastike, dhe vendosja e çmimit prej 5 centëve për llojet e tjera, do të fillojnë të zbatohen një muaj pas hyrjes në fuqi të Udhëzimit Administrativ i cili është publikuar në gazetën zyrtare më 29 korrik.

Vendimin e kanë pritur edhe qytetarët, të cilët kanë thënë se tani e tutje do të përdorin më pak qese.

Pronarë të bizneseve kanë treguar se dhjetëra e qindra euro në muaj shpenzojnë vetëm për qese të plastikës.

Iniciativa, e cila synon stimulimin e mospërdorimit të qeseve, është mirëpritur edhe nga organizata të cilat merren me mbrojtjen e ambientit.

Ndonëse, sipas tyre, zbatimi i Udhëzimit Administrativ mund të jetë sfidues.

Përmes kësaj iniciative po synohet që deri në fund të vitit të ardhshëm një person të mos përdorë më shumë se 180 qese plastike me peshë të lehtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat