Rimëkëmbet euro/ E mbyll javën me rritje të lehtë, arrin nivelin e këmbimit me 102 lekë

Ekonomi

Rimëkëmbet euro/ E mbyll javën me rritje të lehtë, arrin nivelin e këmbimit me 102 lekë

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 20:45
Ilustrim

Euro ka nisur një trend forcues përballë lekut. Rimëkëmbja e monedhës europiane vjen pas një shvlerësimi të fortë në ditët e para muajit dhjetor. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë euro ka vijuar të vlerësohet përballë lekut edhe pse me ritme shume të ngadalta. Tashmë një euro po i afrohet kufirit të 102 lekëve. Por sipas agjentëve të tregut një tendencë e tillë nuk pritet të vijojë gjatë pasi jemi në prag të festave të festave të fundvitit dhe shumë emigrant kthehen në vend duke shtuar sasinë e eurove në qarkullim.

Një element që mund të ketë ndikuar në sasinë e monedhës europiane në treg është edhe numri  lartë i turistëve të cilët deri në nëntor rezultojnë se kanë arritur në 9.5 milionë. Revanshi i lekut ndaj euros por edhe ndaj monedhave të tjera nisi menjëherë pas marrjes së vendimit nga Banka e Shqipërisë për të rritur normën bazë të interesit në nivelin 3.25%.

Banka e Shqipërisë nuk e sheh me shqetësim luhatjen në kursin e këmbimit pasi një lek i fortë përballë valutave të tjera është një element me rëndësi në luftën ndaj inflacionit. Me anë të këtij mekanizmi Banka Qendrore synon të mbajë nën kontroll shtrenjtimin e çmimeve. Pavarësisht masave të mara gjatë muajit nëntor inflacioni pësoi një tendencë të butë rritëse. Kjo nënkupton që Banka e Shqipërisë mund të marrë tjetër vendim për rritjen e normës bazë të interesit për të kthyer inflacionin në objektiv.

Për të balancuar kursin e këmbimit Banka ka shtuar blerjen e valutës për efekte rezerve dhe në total nga tregu janë tërhequr që prej muajit janar rreth 230 milion euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat