Sot mbahet Forumi Ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Arabisë Saudite

Ekonomi

Sot mbahet Forumi Ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Arabisë Saudite

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 06:44
Foto nga takimi

Oda Ekonomike e Kosovës dhe Federata e Odave Ekonomike nga Arabia Saudite sot në Prishtinë organizojnë Forumin Ekonomik B2B më të madh në mes të dy vendeve.

“Përveç numrit të madh të kompanive vendore të cilat do të përfaqësojnë sektorin privat në Kosovë, gjithashtu pjesë e këtij Forumi Ekonomik do të jenë afër 60 kompani nga Mbretëria e Arabisë Saudite nga sektorë të ndryshëm ekonomik, për të shqyrtuar mundësitë e investimit dhe partneriteteve biznesore në vendin tonë”, njofton Oda Ekonomike e Kosovës.

Ndryshe dje kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka mirëpritur në takim delegacionin nga Mbretëria e Arabisë Saudite.

Delegacion ky,  i përbërë nga Federata e Odave Ekonomike të Arabisë Saudite dhe përfaqësues të bizneseve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat