Hapet thirrja për aplikim për subvencione

Ekonomi

Hapet thirrja për aplikim për subvencione

Më: 3 prill 2025 Në ora: 13:24
Foto ilustrim

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka hapur nga sot periudhën e aplikimit për pagesa direkte/subvencione, përmes të cilit program synohet të mundësohet zhvillimi i sektorit të bujqësisë dhe forcimi i kapaciteteve të mbi 30,000 fermerëve.

Një njoftimin e MBPZhR, thuhet se për sektorët, të cilët do të mbështeten përmes Programit për Pagesa Direkte 2025, afati për aplikim fillon nga sot dhe përfundon më 02.05.2025 ora 16:00 (30 ditë kalendarike).

“Në kuadër të Programit të këtij viti, është mundësuar përdorimi i ortofotove më të fundit të vitit 2024 dhe MBPZhR-ja ka sjellë përmirësime të mëdha në digjitalizimin e parcelave dhe kontrollin në terren.

Ky ndryshim do të lehtësojë edhe më shumë aplikimin për subvencione dhe do të sigurojë me saktësi gjendjen në terren”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat