Sindikata e ATK-së reagoi ndaj Murati për moszbatimin e ligjit: Taktika bllokuese ndaj ministrit

Ekonomi

Sindikata e ATK-së reagoi ndaj Murati për moszbatimin e ligjit: Taktika bllokuese ndaj ministrit

Më: 25 prill 2025 Në ora: 14:23
Foto ilustrim

Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj Ministrit të Financave, Hekuran Murati, për moszbatimin e Ligjit Nr.08/L-257, konkretisht mungesën e Rregullores për klasifikimin e pozitave në ATK.

Sipas sindikatës, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme dhe premtimeve të ministrit, draft-rregullorja ende qëndron e bllokuar, duke dëmtuar punëtorët e ATK-së në aspektin financiar dhe profesional.

Si pasojë, ka pasur dorëheqje të stafit dhe vështirësi në pranimin e punëtorëve të rinj.

Sindikata ka paralajmëruar greva dhe ka dorëzuar padi në gjykatën kompetente, duke kërkuar që ligji të zbatohet njësoj për të gjithë, përfshirë edhe ministrin përgjegjës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat