​Bie suficiti tregtar i Gjermanisë

Ekonomi

​Bie suficiti tregtar i Gjermanisë

Më: 6 qershor 2025 Në ora: 14:24
Foto ilustrim

Suficiti i tregtisë së jashtme të Gjermanisë ra në 14.6 miliardë euro në prill nga 21.2 miliardë euro të marsit, sipas të dhënave zyrtare nga Destatis.

Tregjet prisnin që suficiti të vinte në 20.2 miliardë euro në prill. Në bazë vjetore, eksportet e ekonomisë më të madhe të Evropës ranë 2.1 për qind në 131.1 miliardë euro në prill, ndërsa importet e saj u rritën 3.8 për qind në 116.5 miliardë euro. Në bazë mujore, eksportet u ulën 1.7 për qind, ndërsa importet u rritën 3.9 për qind në muajin prill.

Eksportet e Gjermanisë drejt vendeve anëtare të Bashkimit Evropian arritën në 72.9 miliardë euro në prill, ndërsa importet e saj nga këto vende arritën në 59.8 miliardë euro.

Eksportet e ekonomisë më të madhe të Evropës drejt vendeve jashtë Bashkimit Evropian arritën në 58.1 miliardë euro, ndërsa importet nga këto vende arritën në 56.7 miliardë euro në të njëjtin muaj.

Shumica e eksporteve gjermane në prill shkuan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me një rënie prej 10.5 për qind nga marsi, me vlerën e eksporteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që ra në 13 miliardë euro, niveli më i ulët që nga tetori 2024, kur ishte 12.3 miliardë euro.

Eksportet drejt Kinës ranë 5.9 për qind në 7 miliardë euro dhe eksportet në Britaninë e Madhe ranë 2.1 për qind në 6.3 miliardë euro.

Importet e Gjermanisë në prill erdhën kryesisht nga Kina, me një total prej 13.9 miliardë eurosh, me një rënie prej 4.1 për qind, e ndjekur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 8.4 miliardë euro, me 3.9 për qind, dhe Britania e Madhe, me një rënie prej 8.1 për qind në 3 miliardë euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat