KESCO me thirrje për kursim të rrymës

Ekonomi

KESCO me thirrje për kursim të rrymës

Më: 27 dhjetor 2025 Në ora: 18:39
Foto ilustrim

KESCO iu ka bërë thirrje të gjithë konsumatorëve për kursim të energjisë elektrike dhe bashkëpunim, në një periudhë kur konsumi është shumë i lartë dhe sistemi është nën ngarkesë.

Siç thuhet në një njoftim të KESCO, stabiliteti i furnizimit është i rëndësishëm për jetën e përditshme, por edhe për procese të rëndësishme në vend, përfshirë zgjedhjet nacionale.

“KESCO po operon me kapacitete të shtuara, veçanërisht në Qendrën e Thirrjeve, për t’iu përgjigjur secilit konsumator.

Në raste të ndërprerjeve më të mëdha, thirrjet janë të shumta dhe kërkohet mirëkuptim për kohën e pritjes”, thuhet më tej në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat