Çmimet e derivateve: Nafta deri në 1.60 euro, benzina deri 1.39 euro

Ekonomi

Çmimet e derivateve: Nafta deri në 1.60 euro, benzina deri 1.39 euro

Më: 10 mars 2026 Në ora: 20:13
Foto ilustruese

Ndonëse raportohet se çmimet e naftës në bursa kanë pësuar rënie të ndjeshme, në Kosovë po ndodh e kundërta.

“Shumë shtrenjtë, deri 2 euro çmimet. Nuk janë të përballueshme këto për ne”, thotë njëri nga qytetarët.

Përfaqësues të Naftëtarëve të Kosovës thonë se trendi i rënies ka nisur, teksa varësisht prej gjendjes presin të stabilizohen çmimet e derivateve.

“Mbrëmë në bursa është mbyllur me 15 dollarë plus, që do të thotë se ka qenë një rritje e lehtë. Sot lajmi i mirë është që është në rënie. Afërsisht, çmimi i dizelit sillet nga 1.39 deri në 1.60, ndërsa benzina nga 1.27 deri në 1.34 cent”, thotë Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës.

Në raste krizash si këto, u kërkua që vendi të ketë rezerva të mjaftueshme të derivateve, sikurse shtetet e tjera.

 “Ne kemi më shumë pika karburanti si shteti më i vogël dhe duhet të shpërndahen në pikat e karburantit dhe në depo të mëdha rezervat shtetërore, dhe ato të ripërdoren, të ripërtërihen dhe të sillen. Atëherë do të arrijmë një gjuhë të përbashkët me ministrinë”, thotë Berjani.

Ministria e Industrisë ka bërë të ditur se institucionet po monitorojnë tregun e derivateve për të parandaluar çdo praktikë të padrejtë tregtare dhe për të mbrojtur konsumatorët. Sipas të dhënave nga Dogana, çmimi mesatar i importit për derivatet e naftës gjatë ditës së djeshme ka qenë 1.44 euro për litër.

Nga dita e shtunë e deri më tani, çmimet e ekspozuara për konsumatorët në pikat e shitjes me pakicë të naftës rezultuan nga 1.44 euro deri në 1.55 euro për litër, ndërsa benzina nga 1.26 deri në 1.31 euro për litër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat