Inspektorati i Punës ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Vushtrri

Ekonomi

Inspektorati i Punës ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Vushtrri

Më: 11 shtator 2026 Në ora: 19:01
Inspektorati i Punës

Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në Vushtrri, pasi gjatë inspektimit janë konstatuar parregullësi në marrjen e masave për siguri dhe shëndet në punë.

Sipas Inspektoratit, vendimi për ndalimin e punimeve do të mbetet në fuqi deri në eliminimin e të gjitha mangësive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e punës.

Inspektorati Qendror i Punës ka bërë të ditur se mbetet i përkushtuar në mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës.

Po ashtu, ka apeluar te të gjithë punëdhënësit që të respektojnë standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në vendin e punës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat