​Nis me kapacitete të kufizuara sezoni i ngrohjes

Ekonomi

​Nis me kapacitete të kufizuara sezoni i ngrohjes

Më: 15 tetor 2026 Në ora: 17:39
Ilustrim

Ndërmarrja Termokos ka bërë të ditur se ka filluar gjatë ditës së djeshme të marrë sasitë e para të avullit nga KEK-u për prodhimin e ngrohjes dhe furnizimin me ngrohje në nisje të sezonit ngrohës 2026/2027.

Në njoftim thuhet se me qëllim të ruajtjes së sigurisë së operimit të pajisjeve dhe funksionimin e qëndrueshëm të sistemit, furnizimi ka filluar me kapacitet të kufizuar, duke u rritur gradualisht.

Procesi i marrjes së avullit, prodhimit të energjisë ngrohëse dhe shpërndarjes në rrjetin e kogjenerimit është realizuar me sukses të plotë.

Termokos do të vazhdojë të angazhohet edhe këtë sezon ngrohës të ofrojë furnizim të qëndrueshëm dhe cilësor me ngrohje për gjithë konsumatorët. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat