LIVE: Bashkëpunimi Rusi-Arabi, ky është paralajmërimi i fundit nga presidenti Biden – Ushtria ukrainase triumfon në Herson

Evropë

LIVE: Bashkëpunimi Rusi-Arabi, ky është paralajmërimi i fundit nga presidenti Biden – Ushtria ukrainase triumfon në Herson

Nga: Bota sot Më: 12 tetor 2022 Në ora: 07:11 Përditësuar në ora: 07:26 më 12.10.2022
Presidenti amerikan, Joe Biden

Thikë pas shpine ndaj Putinit? Plasin konfliktet në zemër të Kremlinit, dy aleancat gati goditjen fatale ndaj tij

Për herë të parë në dy dekada, kundërshtarët e presidentit rus besojnë se ka më shumë gjasa se kurrë që ai të largohet në të ardhmen e afërt. Kjo varet nga vala e luftës, nëse do të kthehet kundër tij. Zyrtarët e lartë tani duket se po përpiqen të përfitojnë nga ndryshimi i peizazhit politik. Vëzhguesit e Kremlinit thonë se vërshimet e mospajtimit publik nga anëtarët e elitës ruse – përfshirë liderin çeçen Ramzan Kadyrov dhe shefin paraushtarak Yevgeny Prigozhin – janë të paprecedentë.

Mikhail Kasyanov, kryeministër i Putinit nga viti 2000 deri në vitin 2004, parashikon se kontrolli i presidentit në pushtet mund të rrëshqasë papritur.

"Për tre apo katër muaj, besoj se do të ketë një ndryshim kyç,"- tha Kasjanov, i cili tani jeton në mërgim, i tha Sky News më 30 shtator.

Kundërshtarët e tjerë të Putinit janë më pak të sigurt për kohën, por, me akuzat dhe kritikat në rritje kundër komandantëve ushtarakë rusë, ata mendojnë se lufta shënon një pikë kthese, duke shpresuar të shënojë fillimin e fundit për "Carin e Rusisë".

Falë rezistencës së Ukrainës dhe hapave të gabuar të Rusisë dhe taktikave të papërshtatshme të fushëbetejës, 'të brendshëm' të Kremlinit dhe lojtarë të tjerë të mëdhenj politikë duket se po konsiderojnë jetën pas Putinit. Khodorkovsky beson se kjo shpjegon pse disa 'të brendshëm' të Kremlinit kërkojnë të jenë në qendër të vëmendjes politike – veçanërisht Kadyrov dhe Prigozhin, aleatë të ngushtë të liderit rus. Ata kanë nisur sulme kundër komandantëve ushtarakë rusë, burra që i përçmojnë si "gjeneralë të kohës së paqes".

Si drejtues të "partisë së luftës", ata bëjnë thirrje për aksione më të forta në Ukrainë. Të dy janë të kujdesshëm që të duken besnikë, por Khodorkovsky dyshon se ata po luajnë një lojë të dyfishtë.

"Sot Prigozhin është nën kontrollin e Putinit. Por ai po përgatitet edhe për jetën pas Putinit. Dhe ai po ndërton një marrëdhënie me Kadyrov," - shton ai.

Prigozhin, në fund të shtatorit, ai pranoi për herë të parë se kishte themeluar Wagner, një grup paraushtarak rus i akuzuar për kryerjen e shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut në Afrikë, Siri dhe Ukrainë në emër të Kremlinit. 

Midis atyre që presin largimin e Putin janë drejtori i agjencisë ruse të inteligjencës së brendshme FSB Alexander Bortnikov dhe Viktor Zolotov, kreu i Gardës Kombëtare dhe një nga "silovikët" më të fuqishëm në vend. Garda Kombëtare përbëhet nga qindra mijëra ushtarë, duke përfshirë njësitë speciale të policisë dhe forcat e reagimit të shpejtë. Zolotov dhe Putin kanë punuar së bashku në Shën Petersburg në vitet 1990, por Zolotov dihet gjithashtu se është i afërt me Kadyrov. Por se pse mbetën jashtë vëmendjes nuk është e qartë?

Qyteti ukrainas bombardohet me fosfor

Mediat në Ukrainë kanë publikuar disa pamje dhe pretendojnë se si qyteti i Nikopolit po bombardohet me fosfor. Siç shihet, qielli është zbardhur dhe ato thuhet se janë sulmet të drejtuara nga trupat ruse në zonat e pushtuara.

Nikopoli, pjesë e rajonit Dnepropetrovsk, gjendet prej ditësh nën sulme të ashpra me artileri të rëndë ruse. Edhe më parë, në gusht ka pasur raportime se në këtë rajon janë përdorur bomba me fosfor.

Këto armë kanë një efekt të frikshëm sepse përveç një shpërthimi të fuqishëm, shkaktojnë edhe lëndime shumë të rënda te personat që gjenden pranë saj. Fosfori i ndezur krijon flakë që digjen në temperatura deri në 800 gradë Celsius dhe zjarri mund të përhapet deri në disa qindra kilometra katrorë.

Lufta në Ukrainë drejtohet prej 8 tetorit nga komandanti Sergei Surovikin. Presidenti Vladimir Putin e emëroi Surovikin, tani 56 vjeç, fitoi një reputacion në ushtrinë ruse për brutalitetin e përdorur në Çeçeni dhe së fundmi në Siri. Dy ditë nga emërimi i tij, pothuajse në të gjitha rajonet e Ukrainës nisën sulmet me raketa.

Rusia lëshoi breshërinë më të madhe të raketave dhe sulmeve ajrore që nga pushtimi në shkurt, duke e shtyrë luftën në një fazë të re potencialisht edhe më vdekjeprurëse – me komandantin Sergei Surovikin në krye.

Pamjet KETU

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat