Samir Karahoda dërgon Kosovën në Berlinale me filmin ‘Në mes’ - Bota Sot
Samir Karahoda dërgon Kosovën në Berlinale me filmin ‘Në mes’

Filma

Samir Karahoda dërgon Kosovën në Berlinale me filmin ‘Në mes’

Më: 14 janar 2019 Në ora: 13:10
Ilustrim

Filmi “Në mes” i autorit Samir Karahoda do të jetë pjesë e garës ndërkombëtare të filmave të shkurtë “Berlinale Shorts”.

Kjo është hera e parë që një film nga Kosova pranohet në garën e Berlinales, që njihet si një nga festivalet më prestigjioze në botë. 

Filmi trajton dy tema paralelisht; fenomenin e ndërtimit të shtëpive të njëjta dhe migrimin, e cila veçmas theksohet nëpër këto familje.

Nëpërmjet personazheve, portretizon  marrëdhënien dhe solidaritetin në mes vëllezërve; sakrificën dhe vendosmërinë e prindërve për të mbajtur harmoninë brenda familjes; kuptimin dhe rëndësinë e shtëpisë dhe shpresës në mes kthimit apo jo në vendlindje.

Autori i filmit Samir Karahoda është shprehur i lumtur që filmi i tij debutues si regjisor është vlerësuar nga ky festival prestigjioz.

“Në mes” është inspiruar nga projekti fotografik “Vëllezërit Kosovarë” në të cilin Karahoda ka punuar në vitin 2011.  

 Producenti i filmit Eroll Bilibani theksoj që ky fakt edhe njëherë dëshmon për kapacitetet kreative të kinematografisë kosovare.

Filmi është prodhim i SK Pictures, i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Banka për Biznes, Komuna e Prizrenit, Komuna e Prishtinës dhe DokuFest.  

Premiera e filmit në Berlinale do të jetë me 12 shkurt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...