Bollywood do të realizojë film për Nënë Terezën - Bota Sot
Bollywood do të realizojë film për Nënë Terezën

Filma

Bollywood do të realizojë film për Nënë Terezën

Më: 12 mars 2019 Në ora: 07:29
Nënë Terezë

Bollywood po planifikon një film biografik për laureaten e çmimit Nobel për Paqe, Nënë Terezën, që pritet të lançohet në vitin 2020.

Siç njofton gazeta indiane “HindustanTimes”,  në filmin e regjisores Seema Upadhyay do të luajnë aktorë indianë dhe ndërkombëtarë.

Filmi do të prodhohet nga Praeep Sharma, Nitin Mahnmohan, Girish Johar dhe Prachi Manmohan.

Këta të fundit, raporton gazeta, janë takuar me motrën Prema Mary Pierick dhe kanë marrë miratimin e saj për të nisur biografinë për Nënë Terezën.

Prodhuesit e këtij filmi biografik për Nënën Terezë, thonë se janë të kënaqur të bashkëpunojnë për të dhënë mesazhe se si Tereza shfaqi në gjithë botën fisnikërinë dhe bamirësinë e saj.

Filmi është në proces të finalizimit dhe besojnë se deri në fund të 2019-ës do të jetë gati, e në 2020 do të lançohet.

Nënë Tereza, emri i së cilës ishte Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, lindi në Shkup më 26 gusht të vitit 1910 dhe vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta, (Indi).

Humanistja e njohur me origjinë shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqen, më 19 tetor të vitit 2003 u shpall e “Lumturuar” nga Papa Gjon Pali II, si simbol i ndihmës dhe rrespektit për “më të varfërit e të varfërve”, të cilëve ajo iu kushtoi gjithe jetën.

Ndërsa me 4 Shtator 2016, Papa Francesku e shpalli shenjtore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...