“American Pie 5”, zbulohen arsyet pse nuk po realizohet - Bota Sot
“American Pie 5”, zbulohen arsyet pse nuk po realizohet

Filma

“American Pie 5”, zbulohen arsyet pse nuk po realizohet

Më: 19 mars 2019 Në ora: 17:47
Seann William Scott, Tara Reid dhe Jason Biggs

Aktorja e filmit kult komik të vitit 1999, Tara Reid foli rreth mundësive të realizimit të kapitullit të pestë të “American Pie”.

Tara Reid deklaroi se ajo që e pengon një gjë të tillë, është mosmarrëveshja mes Seann William Scott dhe Jason Biggs.

“Seann dhe Jason duhet të përmirësojnë marrëdhënien mes tyre. Ka shumë për të folur për filmin e pestë. Shpresoj që djemtë të pajtohen dhe të realizohet ky projekt. Nuk do të mendohesha dy herë për t’u bërë pjesë e ‘American Pie 5’”, deklaroi Reid.

Seann William Scott luan rolin e Steve Stiflerit në film, ndërsa Jason Biggs njihet me emrin Jim Levenstein, në “American Pie”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...